Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Pyetje-përgjigje nga banorët

Monday, March 15, 2010 , Posted by BB3 at 10:31 PM


Banorët janë ulur në të gjithë përreth tavolinës në kuzhinë dhe bëhen gati për të luajtur lojën me shishe. Pyetja e parë i drejtohet Erionit nga Ada dhe është sa ndikon Bertina në sjelljet e tij dhe në lirshmërinë e veprimeve dhe ai përgjigjet se nëse do të ishte vetëm, do të bënte disa gjëra më ndryshe por është e njëjta gjë si në jetën e përditshme që kufizohesh nëse ke një lidhje. Erioni pyet Kikën se çfarë ndryshimesh mendon se do t’i sjellë pjesmarrja në BB dhe ai përgjigjet që nuk e di se si do të jetë privatësia e tij tani e tutje. Kika pyet Bertinën se cili është personi që ajo njeh më pak dhe Bertina përgjigjet për Oltën. Seldi ka pyetur Klodin duke ironizuar Jetmirin, se ai ka dashur gjithmonë të flasë me të, por Klodi nuk ia ka dhënë mundësinë. Klodi përgjigjet që tani po e kupton këtë gjë pasi nuk e ka ditur më parë. Klodi ka pyetur Domin nëse ka mbaruar lidhja e saj me Seldin dhe ajo është inatosur duke thënë që ata bëjnë po të njëjtat pyetje dhe nëse dikush do ta pyesë vërtet, le t’a marrë veç. Klodi ëshët shfajësuar duke thënë që ka dashur të shuajë kuriozitetin e dikujt prandaj ka bërë atë pyetje. Më pas Olta ka pyetur Kikën pse ai nuk e thërret më “Oltisima belisima” atë dhe Kika është përgjigjur që ai është pak i çorientuar kohët e fundit. Klodi i është drejtuar Bertinës me një këshillë që ajo duhet t’a mësojë fjalën “më fal”. Bertina i ka thënë Oltës që asaj i është dukur se ajo ka ndryshuar nga java në javë duke marrë pozicione të ndryshme, gjë që e tregon një person të paqëndryeshëm dhe jo me stabilitet. Olta i është përgjigjur se javët e nominimit ajo nuk ndryshon aspak, por përshtatet në bazë të personave me të cilët komunikon. Olta i kthen pyetjen duke thënë që në shumicën e rasteve Bertinës i mungon feminiliteti dhe BErtina i përgjigjet që është marrë shumë me sport dhe ndoshta është kjo që ka ndikuar. Erioni ka pyetur Oltën se cila është ëndrra më e madhe që do të realizojë kur të dalë nga shtëpia e BB, por përgjigjen e kthen më shpejt Klodi duke thënë se dëshira e saj është të ndahet Erioni nga Bertina. Olta është kundërpërgjigjur që ajo ka ëndrrat e saj dhe do të donte të shkonte me Klodin në një udhëtim.