Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Zarfi blu, surprizë dhe sfidë

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 4:48 PM


Miri shkon të marrë zarfin blu që ndodhej që prej javës së kaluar në dhomën e rrëfimit. Ai e merr dhe ua lexon banorëve të tjerë. Ai lexon se koha e qëndrimit në shtëpinë e BB zgjatet edhe me dy javë të tjera dhe se cmimi i madh shtohet me 10% të vlerës vetëm nëse ata realizojnë disa sfida të rëndësishme e të vështira për ta. Ata nuk duhet të humbasin më shumë se dy sfida e njëra prej tyre do të zhvillohet gjatë këtij spektakli. Vëllai i Madh ka vendosur që sfida e sotme do të realizohet nga Seldi dhe Tatiana të cilët shkojnë në dhomën e bardhë. Aty ndodhet një tavolinë e shtruar me darkën për mbrëmjen e sotme të cilët ata duhet ta hanë, por që produktet e detit nuk janë të gatuara mirë dhe që nuk bëjnë pjesë në preferencën e tyre. Seldi bën naze, ndërsa Tatiana duket më e predispozuar vec për të kaluar sfidën. Ata nisin me ta ngrënë, por Arbana u thotë se duhet përfunduar e gjitha, kështu ata dalëngadalë përpiqen ta hanë atë, edhe pse me zor.