Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Paragjykimet ndaj shqiptarëve

Wednesday, March 3, 2010 , Posted by BB3 at 7:12 AM


Bledari, Eduardi dhe Domenika janë zgjuar dhe pasi kanë përfunduar përgatitjet e mëngjesit, kanë dalë në ballkon dhe bisedojnë ndërmjet tyre. Eduardi thotë se jashtë shqiptarët përballen me një lloj rracizmi, me paragjykimet e popullsisë vendase ku ata kanë emigruar. Ai tregon për një histori personale kur ka qenë në Greqi. Aty ai është njohur me një vajzë greke me të cilin lindi një afrimitet i menjëhershëm, por që vajza u distancua direkt në momentin kur ai i kishte thënë se ishte shqiptar. Më pas edhe Domenika dhe Bledi tregojnë për histori të ngjashme. Domenika thotë se kur ajo prezantohet përpara një italiani, ajo i thotë se nuk është italiane, por ata duke u nisur edhe nga emri i saj mendojnë se ajo është nga Siçilia ose zonat e tjera përreth Italisë. Domenika më pas u shpjegon se ajo është shqiptare, por nuk ka ndodhur ende që të ndjehet e dickriminuar nga personat e huaj që ka takuar. Ndërsa Bledi tregon se ai është përballur me atë paragjykimin e të huajve kundër shqiptarëve. Kur Bledi ka shkuar në Gjermani u njoh me një vajzë me të cilën më pas edhe u martua. Ai tregon se i ati i vajzës kishte reaguar në mënyrë ashpër kundër tij vetëm prej faktit se ishte shqiptar. Më pas Domenika e pyet dhe Bledi tregon për njohjen me ish-gruan.