Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Thashetheme për Bertinën

Monday, March 1, 2010 , Posted by BB3 at 8:57 AM


Katër të rinjtë, Bledi, Olta, Klodi dhe Domenika bëjnë thashetheme për Bertinën. Sipas tyre, ajo është xheloze për veten, jo për Erionin dhe cdo gjë e bën për të qënë në qendër të vëmendjes. Ata tregojnë disa raste kur ajo e ka shprehur hapur këtë gjë me anë të veprimeve. Sipas Oltës, ajo nuk komplimentohet nga asnjë dhe ndaj për këtë i vjen inat. Klodi tregon për zënkën që patën gjatë bërjes së buxhetit të javës. Ai tregon se i erdhi shumë inat me Bertinën pasi ajo nuk shënoi një artikull, kos, kur ai ia kërkoi, por shënoi krem për duart. Ai mendon se ushqimi është kryesor dhe është për të gjithë e ndaj është më i rëndësishëm se dëshirat vetjake. Të katërt banorët mendojnë se Bertina është egoiste dhe cdo gjë e mendon vec për veten e vet. Olta jep një shembull kur hëngrën darkën një natë më parë dhe citon fjalët e Bertinës “unë do ha dhe nuk pyes për asnjë njeri”. Sipas Bledit, ajo do vec të krijojë ambientin e vet e ndaj ka sjellje të tilla prej egoizmi. “Ajo bën cdo gjë vec për të rënë në sy”- insiston Olta dhe Domenika e pohon, ndërsa Olta shton se ajo ka ardhur me idenë se në shtëpi nuk do kishte asnjë rivale. Ata flasin edhe për lidhjen e saj me Erionin e Olta mendon se lidhja me të, ishte guri i vetëm që mund të bënte ajo në shtëpi. Pranë grupit vjen edhe Enxhi dhe biseda devijon tek fjalët që Miri ka thënë për Oltën se ajo e pëlqen. Enxhi i tregon disa nga gjërat që i ka thënë Miri dhe thotë se fillimisht, gjatë një bisede serioze me të, ai nuk ka thënë asnjëherë se Olta e ka provokuar apo ai ngacmoi Oltën, por këto biseda e thashetheme më shumë kanë ardhur nga të tjerët se sa ai. Ajo flet me nënkuptime dhe banorët e mbështesin se dhe ata i kanë dëgjuar se Bertina dhe Graciela mund të kenë më shumë gisht në këtë histori, por shton se do vijë një moment që letrat do hapen në tavolinë e do ndodhin përballje.