Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Thashetheme për Jetmirin

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 10:57 AM


Teksa merren me proven e javës duke qënë çift bashkë Jetmiri dhe Domenika përpiqen që të sqarojnë keqkuptimet ndërmjet tyre. Ata bisedojnë duke i thënë njëri-tjetrit arsyet e veprimeve dhe fjalë ofenduese duke pranuar edhe se kanë gabuar. Madje Jetmiri i kërkon edhe falje Domenikës për fjalët e përdorura në disa klipe. Teksa sqarohen ata bëjnë edhe thashetheme për banorët e tjerë, kryesisht për Oltën. Pasi mbaron provën Domenika shkon në dhomën e gjumit dhe bisedon me Oltën. Të dyja vajzat bëjnë thashetheme për Jetmirin. Domenika i tregon Oltës me detaje bisedën që pati pak më parë me Jetmirin. Ajo thotë se duke u nisur nga fakti që me Jetmirin flet dhe bën shaka gjatë gjithë kohës, e kishte parë të arsyeshme që të sqarohej me të. Përveç sqarimeve që kishte bërë me Mirin për emërtimin “maskilist” dhe “feministe” kundrejt njëri-tjetrit, Domenika i tregon Oltës edhe për bisedën që kishte bërë me Mirin pikërisht për të. Domenika thotë se e kishte pyetyr Jetmirin nëse do të sqarohej ai edhe me Oltën dhe Miri i kishte treguar disa biseda që kishte bërë disa kohë më parë me Oltën. Teksa Domi i tregon flalët e Jetmirit, Olta e sqaron kuptimin dhe domethënien e fjalëve që i kishte thënë dikur Jetmirit gjatë atyre bisedave. Domenika thotë se Miri i kishte thënë që me Oltën u bë gati një muaj që nuk flet fare dhe se me të janë tipa të ndryshëm. Domi i tregon se ai i kishte thënë që Oltën e sheh si enigmatike dhe me të nuk ka arritur të flasë për një kohë të gjatë.
Pasi Domi i tregonOltës bisedën që kishte bërë me Jetmirin, vajzat diskutojnë edhe për provën e javës duke dhënë edhe ide se si mund ta realizojnë atë duke plotësuar të paktën disa orë gjumë. Banorët kënë ndenjur zgjuar për të realizuar provën dhe tashmë vajzat thonë që të planifikojnë realizimin e provës me nga dy çifte në të njëjtën kohë, në mënyrë pjesa tjetër e tyre të bëjnë disa orë gjumë për të mos u ndjerë tepër të lodhur gjatë spektaklit. Më pas aty vjen edhe Kika dhe të tre bisedojnë për provën dhe pagjumësinë.