Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Eduardi përballë banorëve

Tuesday, March 16, 2010 , Posted by BB3 at 6:34 AM


Eduardi u kërkon banorëve që t’i bëjnë nga një pyetje. Ada e pyet se si e mendon ai gruan e jetës së vet. Edi tregon se i pëlqen që ajo të kërkojë të njohë tek ai më shumë se sipërfaqësorja, të ketë feminilitet e të ketë zemër të madhe. Ai tregon se rreth vetes gjithnjë ka tërhequr këtë lloj tipi dhe lidhjet që ka patur me to kanë qënë të gjata. Olta e pyet nëse i trembet raporteve me një tjetër tip vajzash, por Edi shprehet se jo dhe sqaron se me një tjetër tip, lidhja e tij nuk do funksiononte gjatë. Seldi e pyet për shokun ideal dhe ai përgjigjet se i disa shokë të tillë dhe se tek ata ka vënë re se i janë gjendur në krahë në situata nga më të ndryshmet pa asnjë interes. Klodi e pyet se me kë nga vajzat e shtëpisë do donte që t’i organizohej një mbrëmje e vecantë tek dhoma e bardhë dhe Edi tregon se këtë gjë e ka shkruar tek fletpalosja për surprizat e ndaj nuk mund ta tregojë. Klodi ndërron pyetje dhe i thotë se me cilin djalë do pëlqente të ishte. Edi nuk e kupton dhe të tjerët e sqarojnë due i thënë se kë do donte mik dhe ai përgjgjigjet se në shtëpi e bëjnë të ndjehet mirë Valoni, Seldi, Klodi dhe Erioni. Klodi e pyet se cili nga banorët që ka dalë i mungon, ndërsa Olta e modifikon duke e pyetur se cilin nga ata do donte që të njihte më shumë. Edi thotë se dod onte të njihte Renaton dhe Bledin. Ada pyet nëse ndokush krijoi afrimitet me Pamelën dhe Domi dhe Seldi tregojnë se me ata ajo ishte lidhur më shumë. Ada mendon se atë nuk e njohu askush, ndërsa Domi sqaron se disa konkurentë mendonin se ajo jepte mesazhin sikur ishte vajzë pasqyrash, që sipas saj nuk ishte e vërtetë dhe kjo ishte arsyeja se përse doli. Edi tregon se ai doli kundër të tjerëve kur në shtëpi u krijua një situatë kundër Pamelës. Klodi e pyet Edi nëse i erdhi keq që doli Rezi dhe ai shprehet se po duke thënë se ajo ra viktimë e lojës së të tjerëve. Ai tregon gjithashtu se kur të dalë jashtë, do e mbajë shoqërinë me tetë nga banorët e shtëpisë. Nga vazjat e shtëpisë, ai thotë se më shumë i pëlqen tipi i Adës.