Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Enxhi, misioni përfundon

Saturday, March 6, 2010 , Posted by BB3 at 1:46 PM


Arbana fton Enxhin që të shohë një klip që është përgatitur për të. në ekran shfaqet klipi në të cilin tregohet një gazetare e cila përpiqej që t’i merrte një intervistë nënës së saj si dhe tregon për opinionin e saj dhe shqetësimin që kishte për sjelljen e Enxhit. Pas duisa përpjekjesh, nëna e Enxhit pranon të flasë. Gjatë intervistës, ajo tregon se nuk e pranon lojën e saj dhe është mjaft e shqetësuar për sjelljen e saj si për veten, ashtu edhe ndaj banorëve të tjerë dhe shprehet se Enxhi nuk është ashtu. Sipas saj, Enxhi është futur mes një cifti dhe kjo gjë asaj nuk i kishte pëlqyer. Mamaja e Enxhit ka rezerva edhe për veshjen e ekzagjeruar dhe komenton se ndoshta të gjitha këto kanë qënë një taktikë loje e përdorur prej saj e që të integrohej e të ishte një konkurrente e fortë. Në përfundim të intervistës, ajo shprehet se nuk do donte që vajza e saj të vazhdonte lojën.
Enxhi duket pak e shqetësuar teksa shikon klipin, ndërsa Arbana i thotë se ajo nuk duhet të dekurajohet. Enxhi shprehet se e dinte që do gjykohej nga prindërit e saj, por jo kaq ashpër dhe shprehet se do përpiqet t’i bëjë krenar ata.
Arbana shprehet tek publiku se misioni i Enxhit ka përfunduar dhe ajo duhet të largohet nga shtëpia. Për Enxhin, largimi duhet të jetë si i cdo konkurenti tjetër. Kështu Arbana tregon se do ndodhë një lojë me banorët. Tre banorët e nominuar duhet të shkojnë në dhomën e rrëfimit e të nominojnë dy nga vajzat e shtëpisë. Të tre djemtë shkojnë me radhë, por asnjë prej tyre nuk nominon Enxhin, ndërsa Arbana i njofton banorët se nga nominimi, Enxhi duhet të largohet, por kjo do vendoset nga publiku. Ajo e fton Enxhin të qëndrojë në zonën e tunelit në pritje. Banorët ngelen të habitur dhe mendojnë se nuk duhej të ndodhte kështu, por Arbana i fton që të shohin një klip për të. në klip shfaqet hyrja e Enxhit si një e infiltruar dhe konfliktet e debatet që ajo ka shkaktuar, duke mos lënë mënjanë edhe provokimet, lojërat dhe situatat e ndryshme me banorët apo dashurinë me Jetmirin. Banorët shtangen dhe nuk e besojnë këtë gjë. Arbana i kërkon Enxhit që të shkojë në studio, duke lënë kështu qëndrimin në shtëpi. Enxhi duket e lumtur për këtë gjë.