Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Graciela përballë banorëve

Saturday, March 6, 2010 , Posted by BB3 at 1:45 PM


Arbana interesohet se si ka kaluar kjo javë për banorët e nominuar ku Hakiu dhe Jetmiri shprehen se për ta ka qënë e qetë, ndërsa Bledi tregon se fillimisht nuk u nis mirë, por më pas përfundoi mirë. Graciela ndodhet në studio dhe asaj i jepet mundësia për të diskutuar me banorët mbi ato që ka parë gjatë kësaj jave për ta dhe për reagimet e tyre kunddrejt saj si gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj. Ajo përshëndetet fillimisht me banorët dhe kërkon që të flasë vecanërisht me Jetmirin, Oltën dhe Hakiun. Ajo i thotë se tashmë ka kuptuar lojën e tij të pistë dhe se brenda kishte dyshuar për miqësinë e tyre, por tani e ka vërtetuar se ata nuk kanë për të qënë asnjëherë miq e jashtë pasi edhe aty nuk kishte qënë një miqësi të sinqertë nga ana e Mirit. “Je i madh si mashtrues”- i thotë ajo, ndërsa Jetmiri nuk reagon për t’iu kundërpërgjigjur asaj. Graciela i drejtohet edhe Oltës dhe i thotë se ajo nuk është treguar e hapur dhe shoqe e mirë me të pasi mendimin e saj se donte që të dilte Graciela, ajo nuk e tha si me shaka, sic u kuptua gjatë spektaklit të kaluar, por e ka thënë edhe më pas. Ajo e këshillon Oltën që t’i rikthehet asaj që ka qënë më parë sepse tani duket sikur është transformuar tërësisht. Për Hakiun, Graciela shprehet se e vlerëson dhe i uron atij qëndrim e mbështetje e në të njëtën kohë se do e ruajë miqësinë me të.
Graciela, e pyetur nga Arbana, tregon se kjo javë jashtë shtëpisë së Big Brother ka qënë shumë intensive, e mbushur plot emocione, intervista dhe pa harruar të ndjekë edhe banorët në shtëpi.