Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni dhe Bertina tek dhoma e surprizës

Sunday, March 14, 2010 , Posted by BB3 at 7:11 AM


Erioni dhe Bertina shkojnë në dhomën ku është përgatitur surpriza për ta. Ata qëndrojnë shtrirë në krevat dhe ndërkohë diskutojnë. Erioni shprehet se në momentin kur e thirrën Bertinën, i shkoi mendja se mund të ishte realizuar surpriza e tij, por nuk e priste kaq shpejt. Bertina shprehet se ndoshta e kanë bërë kaq shpejt sepse nuk i dihet, ndoshta ajo nuk është më javën tjetër. Për surprizën e saj, ajo tregon se nuk e ka përcaktuar por thjesht ka shkruar se donte dicka për Erionin. Bertina mendon se ndoshta i organizojnë dicka në lidhje me skuadrën e tij të volejbollit, ndoshta një ndeshje. Ata diskutojnë edhe për mosmarrëveshjet e krijuara mes tyre e përpiqen që të sqarohen. Të dy mendojnë se tjetri bën sjellje jo të duhura dhe secili tregon se ku i ka mbetur qejfi. Bertina i kërkon të sqarohen edhe për situatën e një dite më parë ku të dy nuk u sollën mirë, por sipas saj, ai më shumë se ajo. Bertina shprehet se vendosi që të mos i flasë më atij pasi vuri re një sjellje të cuditshme, largësi nga ai drejt saj. ajo tregon se nuk i pëlqeu që ai, për të bërë atë të ndjehej keq, shkoi të rrinte me shoqet e t’i puthte me radhë ato. “Ti mendon se e bëra për inatin tënd? Unë e ndjeva pa e bëra”- thotë Erioni, kurse Bertina përgjigjet se po sepse më parë ai nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Ata diskutojnë dhe për ndarjen e krevateve dhe Erioni rrëfen se e bëri për të parë reagimin e saj. ai ankohet se ajo asnjëherë nuk vjen ta puthë e ta përqafojë, por Bertina ia kthen se kështu i shijon më shumë. Ai e pyet se përse ajo nuk erdhi e t’i kërkonte sqarime për ndarjen e krevateve, por ajo shprehet se iu duk sikur ai po luante. Erioni shprehet se nuk i pëlqen mënyra se si komunikon ajo, ndërsa Bertina se nuk i pëlqen kur ai e kritikon vend e pa vend ku shpesh ndjehet e poshtëruar. Ajo ia kërkon që t’ia thojë më vete dhe ashtu nuk ia merr për ters, por kur janë me të tjerët, ai u jep materiale që ata t’i përdorin kundër tyre. Erioni thotë se shpesh nuk i sheh si kundërshtarë, por si miq. Ata diskutojnë edhe për banorët e tjerë ku Bertina shprehet se iu duk e pavend fjala e Klodit kur Kika recitoi poezinë. Ajo mendon se nëse do ishte e kundërta, Klodit do t’i kishte mbetur qejfi e do ishte bërë nami dhe shprehet se nuk i pëlqen që Klodi të tjerët i ofendon e i ul në maksimim, ndërsa nëse i thuhet atij, ai nuk të la pa ia paguar. Për Adën, ajo shprehet se ka një rol enigmatik, që nuk hapet e ndoshta nuk do ta ndryshojë. Më pas, ata ndryshojnë atmosferën duke folur për ndjenjat e tyre e duke i rrëfyer njeri-tjetrit se në cfarë pike kanë arritur. Ata shprehen se ndjejnë shumë, një pëlqim të fortë dhe se bëhen xhelozë, por Bertina shprehet se shpesh nuk ndjehet e bindur për ndjenjat e Erionit ndaj saj. Ndërsa bisedojnë, ata puthen e përkëdhelen.