Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Vera vjen në BB

Sunday, March 14, 2010 , Posted by BB3 at 12:01 PM


Pasi mbarojnë së bëri punët e shtëpisë të gjithë banorët dalin jashtë të relaksohen nën rrezet e diellit dhe ajrin e freskët. Duket se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në shtëpinë e BB ka ardhur vera dhe banorët kanë filluar të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit. Shpeshherë gjatë këtyre javëvë qëndrimi në shtëpinë e re, banorët janë shprehur se prisnin me padurim që të përmirësohej moti, në mënyrë që të shfrytëzonin siç duhet pishinën dhe kushtet që ofron kjo shtëpi. Pas ditëve të ftohta dhe me shi, më në fund dielli ka filluar të shkëlqejë dhe moti të ngrohet.
Kaq ka mjaftuar që banorët e BB të fillojnë të bëjnë plazh. Ata kanë ndenjur për një kohë të gjatë pranë pishinës duke marrë rrezet e para të diellit për këtë vit. Herë pas here disa prej tyre hyjnë edhe në pishinë të lahen. Gjatë gjithë kësaj kohe banorët duken më të qetë dhe lënë përshtypjen se thashethemet, zënkat, madje deri diku edhe bisedat, janë fshirë për të shijuar në maksimum ditën e ngrohtë që njihet edhe si “Dita e Verës”.