Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Hakiu i tregon Domenikës mendimet për të

Sunday, March 14, 2010 , Posted by BB3 at 7:09 AM


Gjatë festës, Domenika dhe Hakiu gjejnë mundësinë për të folur e për të sqaruar disa momente që ta kanë parë në klipet e transmetuara gjatë spektaklit dhe kryesisht për fjalët e Domenikës për ndarjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Domenika e sqaron se asaj nuk i erdhi mirë që u përfol për këtë ndarje dhe ky ishte thelbi i asaj që kishte thënë. Ajo shton se gjithë keqkuptimi ka ardhur nga Jetmiri i cili ishte shprehur i pari kundër tij dhe dy të rinjve të tjerë nga Kosova e ndërsa tani ai rri me ta se i leverdis. Hakiu mendon se nuk duhet të ndahen dhe vetë Domenika, ka qënë duke folur kundër kësaj ndarjeje të tre banorëve kosovarë nga pjesa tjetër e sipas saj, ai duhet ta sqarojë me Mirin e jo me të këtë gjë. ata flasin edhe për Rezartën ku Domi shprehet se i vjen keq që ajo doli dhe se e humbi lojën që në momentin që u lidh me Mirin, ndërsa Hakiu mendon se ndikimi i një personi tek një tjetër është një fenomen që ka ndodhur që prej fillimit në këtë shtëpi. Domi shton se ka të tjerë banorë që vazhdojnë të influencohen duke mos treguar veten e tyre se si janë. Ata diskutojnë edhe për mesazhin që dhuroi Kika përmes poezisë. Domenika shprehet se nga dymbëdhjetë veta që janë, ajo në shtëpi konsideron vec dhjetë, duke përjashtuar Mirin sepse edhe ai i ka thënë se ajo nuk ekziston për të. Ajo flet për Mirin dhe tregon se asnjëherë nuk ka patur marrëdhënie të mirë me të, madje që prej fillimit ata nuk kanë folur thuajse fare. Domi shton se deri diku e ka kuptuar lojën e Mirit dhe e ka pranuar atë. Hakiu e pyet nëse ajo është e sinqertë në këtë shtëpi dhe e drejton bisedën për Seldin. Domi shprehet se po dhe tregon se Seldin e pëlqen shumë, por nuk ka thënë ndonjëherë se e do, por vec se ndjehet mirë me të. Hakiu insiston se ajo po e lë zvarrë këtë ndjenjë dhe se ende pas dy muajsh thotë se nuk e ndjen Seldin shumë e sipas tij, kjo bëhet vec për strategji loje, ndërsa për Seldin ai mendon se ka ndjenja të sinqerta ndaj saj. Domenika betohet se nuk është kështu dhe se nuk po luan me të. hakiu shprehet se ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë tek ajo dhe njëra ishte marrëdhënia e tanishme me Seldin dhe pjesa tjetër është se tek ajo ai ka vlerësuar shpirtin artist, ndërsa tani po sheh që ajo këto i ka lënë mënjanë dhe energjia e saj është kanalizuar në një tjetër drejtim duke u kthyer në një katalizator të thashethemeve, të intrigave ku shumë njerëz e kanë pësuar e do e pësojnë e të tjerë. Domi mndon se ai është ndikuar nga mendimet e të tjerëve, por Hakiu shprehet se nuk ia lejon vetes që të ndikohet. Ai tregon se fjalët e Enxhit që është i tërhequr e kanë bërë të reflektojë e të marrë mundimin e të thojë atë që mendon drejtpërdrejt me banorët duke shtuar se më parë nuk e ka bërë pikërisht për shkak të situatave të ulta që ishin krijuar në shtëpi, duke mos dashur që të bëhet pjesë e tyre. Domenika e vlerson sinqeritetin e tij.