Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni dhe martesa

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 6:07 AM


Erioni me Oltën janë duke realizuar provën e javës dhe dëgjojnë këngët në sfond. Olta përkthen fjalët e një kënge dhe thotë se jeta është e bukur për ata që dinë t’a shijojnë. Erioni përgjigjet se ai bën pjesë tek ata njerëz që dinë t’a shijojnë jetën dhe momentin por shton se është i martuar dhe nuk mund të bëjë shumë gjëra. Olta i përgjigjet me shaka që t’i lërë këto biseda pasi janë të kota. Ai shton se po të mos kishte këtë status, do të kishte vepruar ndryshë me Oltën. Olta i thotë Erionit të mos flasë kot dhe përmënd gjatë kohës “martesa e famshme e Erionit’. Ai i tregon dorën dhe i thotë që ka dhe unazë dhe ndërkohë Olta i përgjigjet se ai po gabohet pasi i ka treguar dorën tjetër dhe jo atë të unazës së martesës. Më pas Erioni thërret Klodit që t’a ndihmojë me biçikletën pasi është mpirë. Klodi shprehet se ai gjithmonë duhet të kapë këmbët e Erionit dhe ai e ndihmon sa Erioni merr një batanie që të ulet e t’i japë biçikletës me dorë.
Së fundmi ata e mbarojnë turnin dhe rradhën e ka Mandi me Bertinën. Ata të dy ankohen se nuk kanë fjetur nga zhurmat që kanë bërë banorët e tjerë dhe Bertina shprehet se banorët nuk e kanë konceptin e të respektuarit të tjetrit. Turni i tyre kalon qetësisht dhe ata e presin mëngjesin me shumë dëshirë. Pas tyre vjen Edi dhe Tatiana, e cila është shumë përgjumësh dhe mezi duron. Edi e inkurajon gjatë kohës që të rezistojë.