Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi-Kikës:-“Je hipokriti më i madh”

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 6:06 AM


Klodi, Kika, Domi dhe Seldi ndodhen në kuzhinë dhe ata bisedojnë për mënyrat se si mund të organizohet prova e javës gjatë spektaklit. Ata pohojnë se do t’i prishet pamja pasi do të lodhen. Një temë bisede hapet pasi Kika tregon që ai ka mbajtur kapele që kur ka qënë adoleshent dhe Klodi shprehet se ai nuk e ka patur mundësinë t’i ketë këto gjëra dhe Kika i thotë të mos fillojë të tregojë vuajtjet. Domi ndërhyn dhe thotë se Klodit i ka munguar buka dhe mund të ketë fjetur shumë herë i pa ngrënë. Kika shprehet se atij nuk i pëlqen kur njerëzit bëjnë viktimën, duke treguar gjithë vuajtjet e jetës dhë në këtë rast i drejtohet Klodit. Ky i fundit i përgjigjet se të tjerët nuk kanë mundësi tjetër për t’a njohur dhe Kika po të dojë, le t’a dëgjojë. Domenika shprehet se Kika i ka treguar disa nga peripecitë e tij të jetës gjatë luftës, por ajo nuk i ka marrë këto tregime për viktimizim. Klodi thotë se për Kikën, çdo gjë që ai thotë është viktimizim duke përmenduar letrën që i ka dërguar nënës tij, shakatë dhe të kaluarën e tij. Klodi shton se Kika nuk arrin t’a respektojë të kaluarën e Klodit, ndërkohë që ky i fundit nuk ia mohon askujt të kaluarën. Kika thotë se mendon se Klodi ka disa gjëra më të mira për të treguar.
Më pas Kiës dhe Klodi u vjen rradha për provën e javës dhe ata e vazhdojnë bisedën atje. Klodi i thotë Kikës se hipokriti më i madh në shtëpi, është Kika dhe ai vetëm qesh. Klodi shprehet se Kika qesh pa arsye dhe është i aftë të qeshë dhe me vuajtjet e të tjerëve, por Kika e mohon. Kika thotë se ai ka patur dyshime për videon me deklaratën e Klodit ku ka shprehur homoseksualizmin e tij, por tani i ka vërtetuar. Klodi i mëshon faktit që Kika nuk respekton të kaluarën e të tjerëve dhe Kika shprehet se ai është i vetmi në shtëpi që ka qënë i gatshëm t’i dëgjoë të gjithë. Klodi shprehet se ai nuk e mohon të kaluarën e askujt dhe Kika shprehet se as ai nuk e bën këtë gjë, dhe Klodi është keqkuptuar. Klodi thotë se ai do t’i japë një buzëqeshje tani e tutje Kikës vetëm për faktin se ai u treguar i sinqertë dhe ia tha diçka në sy, por deri sa të mbarojnë këtë lojë do t’i plotësojë rregullat e komunitetit e më pas nuk do të kenë më punë bashkë. Kika i thotë se ai gabohet pasi ai do t’i shkojë për vizitë në Itali dhe Klodi i përgjigjet se këtë nuk ia premton dot por do t’ia lërë kohës. Më pas Kika i thotë Klodit për marrdhënien e tij me Domin se ata e kanë gjetur njëri-tjetrin shumë mirë. Kika shprehet se ai ka për t’a luftuar lojën e pistë të secilit aty brenda. Klodi i kërkon që ai të përmëndë një element të lojës së pistë që ai po bën dhe Kika i përgjigjet se videoja me mesazhin për nënën i është dukur e tillë. Kika shton se ai dhe Klodi do të jenë gjatë aty brenda dhe do të flasin për shumë gjëra dhe Klodi i përgjigjet se Kika suhet të flasë për vete dhe ai nuk i bën gjërat me detyrim. Si përfundim turni i tyre mbaron, dhe stafetën e merr Erioni me Oltën.