Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni flet për ndarjen me Bertinën

Saturday, March 13, 2010 , Posted by BB3 at 11:52 AM


Jetmiri dhe Erioni diskutojnë për situatën e krijuar me Bertinën. Erioni duket tepër i mërzitur me të dhe shprehet se në mëngjes kërkoi t’i afrohej, ndërsa ajo e largoi, madje ai tregon se ajo i kishte thënë se nuk donte të fliste më me të. Miri habitet me ecurinë e mosmarrveshjeve mes Erionit dhe Bertinës dhe e këshillon atë që të flasin të dy e të sqarohen si dy njerëz të rritur. “Kur nuk do të flasë nuk do”- ia kthen ai duke nënkuptuar se as vetë nuk do insistojë më dhe shton se situata mes të dyve ka kohë pas kohe që rëndohet duke u akumuluar cdo ditë ndonjë keqkuptim. Miri mendon se pas dy muajsh që rrinë bashkë, gjëja ë e mirë është të flasin, por thotë se sidoqoftë është zgjedhja e tyre. “Unë do sqarohem kur të dojë edhe ajo”- thotë Erioni, ndërsa Miri shprehet se Bertina nuk po i duket aq mature me këtë mënyrë sjelljeje dhe flet për zënkën e tyre të fundit se nuk i pëlqeu aspak, madje nuk ishte as një motiv për zënkë e jo më për ndarje. Ai mendon se ndoshta mund të ketë qënë biseda e tij me të dy që mund të ketë ndikuar, por Erioni e mohon këtë pjesë. Miri pyet se mos ndoshta ajo e bën për spektakël, por Erioni shprehet se ajo gjëra të tilla nuk mund të bëjë me të. erioni shprehet se më mirë që ndodhi tani ndarja, ndërsa Miri thotë se i vjen keq dhe i duket e habitshme kjo gjë. “Moskomunikimi i mirë dhe fakti se ajo cdo fjalë ma merr sikur po e urdhëron apo cdo gjë ta kthen kundër me inat na cuan këtu”- thotë Erioni. Miri insiston që ai t’i japë mundësinë për t’u sqaruar, por Erioni thotë se vetëm nëse ajo ia kërkon këtë gjë sepse ai nuk do shkojë e t’ia kërkojë asaj këtë gjë. Ai, në diskutim e sipër, shprehet se kur i mbyll gjërat, e ka të vishtirë t’i kthehet prapë dhe thotë se kur mbylli lidhjen tre-vjecare, këtë dy-mujore nuk e ka asgjë. Më pas të dy flasin për lidhjet e tyre, Erioni për lidhjen tre-vjecare, ndërsa Miri për lidhjen me Rezartën.