Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Reagime të forta për deklarimin e homoseksualitetit

Saturday, March 6, 2010 , Posted by BB3 at 1:44 PM


Spektakli i kësaj mbrëmjeje fillon ndryshe. Arbana shprehet se nga hera e kaluar ku Klodi bëri një rrëfim të vështirë për jetën e tij personale, nëpër të gjithë opinionin publik ka patur reagime të ndryshme. Për të qënë sa më realë, në ekran shfaqet një klip i cili fillon me disa pjesë nga rrëfimi i Klodit për homoseksualitetin e tij e që më pas vazhdon me reagimet e ndryshme të njerëzve. Në Lezhë janë zhvilluar protesta kundër këtij realiteti duke shprehur me anë të tyre se ai nuk përfaqson Lezhën e nuk e pranojnë vendimin e tij. Në të njëjtën kohë, edhe nëpër media ka patur reagime ku spikatin kryesisht opinione mbështetëse dhe aprovuese për guximin e Klodit që të shprehë hapur preferencën e tij seksuale. Ariani, opinionisti i Big Brother shprehet se nuk i pranon protestat që janë bërë në Lezhë dhe thotë se Klodi nuk është futur në shtëpinë e BB për t’i përfaqësuar ata, por vec veten e vet. Ai tregon se mbështetja e medias ka qënë shumë e madhe dhe shton se ky fenomen duhet diskutuar e jo të protestohet për të sepse jo cdo njeri e mendon njësoj apo e pranon këtë gjë. Sipas tij, diskutimi është celësi kryesor në zgjidhjen e këtij debati shoqëror.