Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi: “Duhet të njoh edhe të tjerët”

Thursday, March 11, 2010 , Posted by BB3 at 6:35 AM


Klodi vazhdon të diskutojë me Domenikën për kunjat që i kishte hedhur Erioni gjatë provës së javës dhe shprehet se me Erionin nuk ka patur asnjëherë asnjë lloj afrimi, madje Erioni nuk e ka marrë asnjëherë mundimin të vijë e të flasë me të, përvecse t’i hedhë kunja në lidhje me preferencën seksuale. Domenika mendon se ata janë të shtyrë kryesisht nga Jetmiri, por shton se edhe vetë ata nuk ngelen mbrapa. Klodi i tregon se dikush nga banorët e tjerë i kishte thënë Seldit se nëse do ishin jashtë, do ia tregonte mirë qejfin. Domenika habitet dhe pyet për të ditur më tepër, por Klodi shprehet se nuk e di se kush ia ka thënë. Ajo mendon se mund të ketë qënë ose Valoni, ose Miri dhe shprehet se Seldi duhej t’ia kishte kthyer në moment përgjigjen atij që i ka thënë kështu. “Ky flet kur nuk duhet e s’flet kur duhet”- thotë ajo për Seldin, ndërsa Klodi shton se është ende fëmijë dhe u beson shumë njerëzve. Domenika tregon se kur kishte kaluar dje pranë ciftit Rezi Miri (të cilët i përmend duke i simbolizuar me natyrën) po qeshnin me të, madje bënë për të qeshur edhe Kikën. Ajo thotë se nuk i pëlqen shtrembërimi i fytyrës së Rezartës dhe se i duket e cuditshme që ata po afrohen e ëmbëlsohen me të. “Ndoshta ngaqë janë në nominim”- përfundon ajo bisedën.
Klodi është i mërzitur me Adën dhe Oltën dhe kur Domi e pyet se përse, ai nuk i tregon gjë, por ajo e këshillon që të mos mërzitet kot me to sepse me kalimin e kohës, cdo gjë do ta mërzisë edhe më shumë. Klodi shprehet vetëm se është afruar shumë me to, duke mos u dhënë hapsirë edhe të tjerëve për t’u njohur. Domenika vazhdon ta këshillojë që të mos mbyllet në vetvete.