Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri provokon për nominimet

Friday, March 12, 2010 , Posted by BB3 at 8:15 AM


Jetmiri me Kikën flasin për Klodin. Jetmiri shprehet se i vjen keq dhe ndjen mëshirë për të pasi ai nuk arrin të komunikojë. Ai thotë se Klodi shmanget gjithmonë duke i thënë që nuk ka kohë apo është i zënë. Kika shprehet se e keqja e tij është që Klodi, indiferencën e tij mundohet t’ia faturojë të tjerëve. Jetmiri thotë që Klodi mund të vazhdojë të sille në këtë formë, por ai do të bëjë të tijën dhe do t’ja nxijë qëndrimin në shtëpi. Ai ikën nga Kika duke i thënë se do të ikë të shikojë se si bën Klodi masazh, pasi ai po fërkon Oltën në dhomë. Ai shkon në dhomë dhe rri përball Klodit duke e thërritur emrin e tij pa pushim, por pa marrë përgjigje. Duke qënë se Klodi nuk jep asnjë reagim dhe Miri i provoi të gjitha metodat që Klodi të fliste por pa rezultat, ai del jashtë në kopësht dhe zë derën me karrige. Kika ndodhet aty me të dhe e pyet se si do të kalojnë njerëzit, e Jetmiri i përgjigjet që i duhet të marrin leje tek ai. Valoni kërkon të dalë në kopësht dhe Jetmiri e lejon duke i thënë që ai e meriton sepse është djalë i mirë. Valoni i përgjigjet që ai nuk do t’ia dijë fare se çfarë mendojnë të tjerët për të dhe veprimet që ai bën. Jetmiri e komplimenton duke i thënë që ai është pa komplekse.
Më pas aty vjen Bertina me Erionin dhe Jetmiri u flet për nominimet. Ai shprehet se nuk e sheh nominimin si diçka negative dhe ai mund të nominojë dhe ata që i konsideron miq. Bertina thotë se ky nuk është veprim i këndëshëm pasi kur e merr vesh që të ka nominuar një person i afërt, nuk të vjen mirë. Bertina i përgjigjet Mirit që nëse dikush do të bëjë diçka prapa krahëve, mund t’a bëjë në mënyra të ndryshme, dhe njëra rrugë është nominimi. Jetmiri shprehet që nuk e shikon në këtë mënyrë nominimin dhe Bertina i thotë që ai ka bindje shumë të forta dhe e ka unin shumë të theksuar. Ai e pranon dhe më pas Erioni shprehet që është negative kur kërkon t’a largosh nga shtëpia një person pa një arsye të fortë. Jetmiri përgjigjet që gjithmonë ka patur arsye të forta për të ata që ka nominuar, por ai nuk mund t’ia thotë atyre të gjitha.