Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri “Enxhi ka folur mbrëmë në gjumë”

Monday, March 1, 2010 , Posted by BB3 at 8:54 AM


Enxhi, Miri dhe Kika kanë qëndruar në kopësht dhe kanë biseduar. Jetmiri i ka thënë Enxhit që ajo është djalli vetë dhe ajo i përgjigjet që ajo e di këtë. Kika i ka treguar që ata kanë një plan për të sonte por Miri i thotë që nuk duhet t’ja tregonte. Kika shprehet se ai nuk i ka treguar se çfarë do të bëjnë por thjesht e ka paralajmëruar. Jetmiri merr situatën në dorë dhe i thotë që ajo ka folur mbrëmë natën në gjumë dhe ai është zgjuar për t’i bërë disa pyetje dhe ka marrë përgjigjet që ka dashur. Ajo shprehet që nuk flet ndonjëherë në gjumë por Miri i përgjigjet që mbëmë ka ndodhur. Enxhi thotë që nuk beson të ketë folur në gjumë, por më pas duket se bëhet kurioze pasi Jetmiri po ia mbush mendjen. Kika shprehet se ajo mbrëmë ka thënë që lojtarët e vjetër nuk e kanë zbuluar veten dhe Miri i thotë “nuk ka problem sepse u zbuluan të rinjtë mbrëmë”. Enxhi përgjigjet që e ka menduar këtë duke u nisur nga Klodi me të cilin nuk rrinte asnjë në fillim, por kur e panë që ishte konkurent i fortë iu afruan të gjithë. Ndërsa për veten Enxhi thotë që asaj nuk i ka munguar shoqëria brenda shtëpisë dhe Jetmiri ka qënë i pari që i është afruar. Kika i pëegjigjet që ai e di që nuk e ka pritur mirë ardhjen e banorëve të rinj, por është munduar që ta shlyejë këtë gabim. Jetmiri shprehet që ai është shtirur me të gjatë gjithë kohës dhe ajo mund ta nominojë po të dojë, dhe ajo i përgjigjet që do ta nominonte vetëm për arsyen që të dilte jashtë sa më shpejt dhe të sqarohen vërtet.
Ajo i tregon që mbëmë Valoni i ka ledhatuar kokën dhe ajo nuk e ka kuptuar kush ishte. Më pas Jetmiri i thotë “kur po i ledhatohej koka, ajo ka përmendur një emër”. Enxhi i përgjigjet që ajo e di se çfarë ndjen dhe Jetmiri i thotë që emrin e personit që ajo ka përmendur do ta zbulojë shumë shpejt dhe do ta plasë bombën. Ata e lënë bisedën përgjysëm pasi Jetmiri largohet dhe Enxhi pyet Kikën se çfarë emri ka përmendur. Ai i përgjiget që nuk e di dhe ajo thotë që po i pëlqen dhe kjo anë e dobët që ajo po tregon.