Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Seldi dhe Domi sqarohen

Friday, March 12, 2010 , Posted by BB3 at 11:01 AM


Seldi dhe Domenika qëndrojnë në dhomë dhe flasin me njëri-tjetrin për raportin e tyre. Seldi kërkon që ajo të thotë ndonjë gjë për ecurinë e lidhjes që ata patën, por ajo i thotë që nuk është në formë për të folur për këto gjëra. Seldi i përgjigjet që ajo asnjëherë nuk është në formë për të folur për këtë temë. Ai i thotë që ajo thotë gjithmonë se e pëlqen barazinë në një lidhje por nuk po e zbaton. Domi shprehet që ai nuk e di këtë pasi raporti i tyre është ndryshe. Ajo i thotë që nuk mund t’a krahasojë Seldin me të cilin ka një muaj e tre javë, me një tjetër person që mund të ketë shumë kohë e gjërat janë më ndryshe pasi janë më të pjekura. Seldi e pyet se si vepron kur e shikon që djali ndjen dhe ajo i përgjigjet që për të mund të ndjenjë shumë persona, por nuk do të thotë se duhet të ndjejë dhe ajo për ta. Domenika shprehet se ndjenja është diçka, ndërsa dashuria diçka tjetër, pasi fjala të dua ka shumë vlerë për të dhe ajo nuk mund ta përdorë kot. Ajo i thotë Seldit se ajo mund të ketë ndjenja, por fjala dashuri dhe një lidhje e fortë krijohet ngadalë-ngadalë dhe atëherë gjërat mund të jenë të barabarta. Seldi mendon se gjërat e barabarta janë që në momentin që krijon një lidhje. Ajo i thotë se nuk mund të pretendosh shumë gjëra nga një person që nuk të ka thënë akoma të dua. Domi thotë se ai mund ta thotë atë fjalë pas një muaji, ashtu siç ka bërë dhe me të, por ajo nuk mund t’a thotë të njëjtën gjë. Ajo shprehet se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët, por ajo duhet të jetë e qartë me veten e saj se çfarë do në të vërtetë. Në këtë moment ndërhyn Klodi, i cili është shtrirë dhe thotë se Domi nuk është gati të krijojë një raport, por kjo nuk do të thotë se nuk e ka xhan Seldin dhe do t’a largojë. Seldi shprehet se po të kishte dashur Domi t’a largonte, do t’a kishte respektuar atë vendim.