Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Prova e javës shkakton debate

Friday, March 5, 2010 , Posted by BB3 at 11:03 PM


Banorët ndahen sipas grupeve dhe fillojnë të merren me provën e javës. Grupi që do të merret me modën, fillojnë të përgatiten për sfilatën sipas stilit të viteve 80 edhe grupi tjetër vazhdojnë të përgatiten dhe merren me rregullimin e materialeve që u duhen. Tashmë të gjithë banorët janë duke u përpjekur që të realizojnë në mënyrë sa më të mirë provën javore. Ndërsa jashtë grupi i etydit përgatisin ambjentin, grupi i modës kanë filuar të bëjnë sfilata me ndihmën e muzikës së vënë nga “Vëllai i Madh”. Klodi jep udhëzimet për sfilatën, ndërsa vajzat sfilojnë me veshjet që kishin. Klodi merret edhe me mësimin e djemve për të sfiluar, dhe herë pas here jep këshilla. Teksa përgatiten banorët japin mendime të ndryshme për realizimin në mënyrë sa më të mirë të provës. Gjatë provës banorët e grupit të modës nisin një debat ku Klodi thotë se ai nuk mund të dëgjoj të gjithë kur flasin. Rezarta thotë se edhe ajo ka dëshirë që të jap mendimet e saj, dhe nuk do që të drejtohet nga Klodi sepse nuk e kanë zgjedhur, por që të japin ide të gjithë. Rezarta debaton me banorët sepse ajo nuk ndjehet e lirshme për të dhënë idetë e saj. Ajo kundërshtohet nga Olta që thotë se Klodi ishte organizatori sepse mund ta bëjë më mirë këtë gjë pasi ka punuar si organizator. Rezarta thotë se ajo është dakort që ai të jetë organizator, por do që të merren parasysh edhe idetë e saj. Në mbrojtje të Klodit del edhe Seldi, ndërsa Enxhi mbron Rezartën. Klodi nervozohet dhe thotë se ai nuk dëshiron që të marrë më pjesë gjatë provës. Banorët e tjerë mundohen që të qetësojnë Klodin, ndërsa Domenika kërkon që të rinisin provën sepse po vazhduan të debatojnë më tepër, do ta humbasin atë. Ajo pyet Klodin nëse do të marrë pjesë në realizimin e provës dhe Klodi thotë se do të marrë pjesë, por vetëm si model, jo si organizator. Kështu ata fillojnë përsëri sfilatat ku secili është organizator i vetes. Ndërsa grupi tjetër vashdojnë me përgatitjen e materialeve.