Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Kika urdhëron Oltën

Thursday, March 18, 2010 , Posted by BB3 at 12:19 PM


Kika ka pastruar tualetin pas lojës që kanë bërë banorët duke lagur njëri-tjetrin me ujë. Ai shkon në dhomë tek Olta dhe i thotë se vezën që i ka thyer Jetmirit në kokë kur kanë qënë duke luajtur, duhet t’a pastrojë ajo. Olta shprehet se nuk e ka hedhur ajo vezën në tokë, por ia ka lënë Mirit në kokë të thyer, e më pas ka qënë ai ndoshta që e ka hedhur në tokë. Kikai përgjigjet që ky nuk është arsyetim, pasi ajo ka luajtur me vezë dhe nuk ka rëndësi se kush e ka hedhur në tokë përderisa e ka patur ajo në dorë dhe duhet të shkojë t’a pastojë menjëherë . Olta shpreh habi në fytyrë dhe i thotë se do t’a pastrojë sapo të mbarojë së krehuri flokët.
Më pas Kika me Jetmirin janë në kopërsht dhe flasin për lojën që kanë bërë. Ata shprehin njëzëri që janë argëtuar shumë dhe Jetmiri thotë se Bertinën e kanë lagur më tepër se të gjithë. Për vete tregon se e ka lagyr më shumë Seldi ndërkohë që ka dashur të lagë Bertinën. Jetmiri shprehet se ai mendonte se loja kishte mbaruar kur në ato momente Olta i ka hedhur një vezë në kokë. Ai thotë se nuk ka reaguar dhe nuk ka folur fare.