Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ngacmimet e Bertinës dhe prova e javës

Thursday, March 18, 2010 , Posted by BB3 at 2:54 PM


Banorët janë në pritje të provës së javës dhe Jetmiri me Klodin janë ulur bashkë tek kolltuqet dhe Bertina me Erionin janë përballë tyre. Bertina u thotë “u bëtë shokë më në fund” dhe Klodi i përgjigjet që gjithmonë shokë kanë qënë dhe Bertina thotë që Klodi nuk e ka pranuar shoqërinë e Jetmirit më parë, ndërsa tani po bën si interesant dhe si tip i vështirë. Klodi shprehet se ai nuk bën si i vështirë, por është vërtete i tillë dhe ajo mund të zgjedhë nëse do të flasë me të apo jo. Më pas Klodi pyet Jetmiri në prani të saj nëse ai është i vështirë dhe Jetmiri përgjigjet që nuk është.
Më pas kjo situatë kalon dhe banorëve iu vjen prova e javës dhe ata merren me pregatitjen dhe ndarjen e materialeve që i takojnë secilit.
Grupi A, që përbëhet nga Klodi ,Bertina, Olta dhe Seldi po punojnë në kuzhinë duke ngjitur gatetat me njëra-tjetër, të cilat do t’i përdorin për të krijuar veshje. Bertina pyet Klodin se sa janë përmasat normale për të bërë një këmishë për femra dhe Klodi e ndihmon. Më pas pasi kanë arritur të krijojnë një skelet fustani me gazeta, Klodi i kërkon Oltës që të heqë ndonjë rrobë pasi do t’a kuptojë më mirë punën që ka bërë.
Ndërsa Grupi B, që përbëhet nga Jetmiri, Ada, Valoni dhe Edi po mendojnë që të bëjnë një varkë me bukë peshku dhe do t’a modelojnë me gazetat Shqip.
Grupi C, dhe i fundit i përbërë nga Domenika, Hakiu dhe Erioni janë në dhomë dhe po pregatisin disa skica.