Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Luftë me ujë

Thursday, March 18, 2010 , Posted by BB3 at 12:18 PM


Banorët, pas drekës, janë shtrirë për të pushuar e disa prej tyre janë në gjum. Jetmiri, Erioni dhe Hakiu diskutojnë që të organizojnë dicka për t’u argëtuar e për ngritur nga gjumi banorët e tjerë. Hakiu thotë që t’ia lënë në dorë Erionit, por Miri ia kthen se kreativiteti i Erionit shkon deri tek ngrënia e ndonjë sanduici. “Ja të shohim kreativitetin tuja”- thotë Erioni duke pritur nga dy banorët e tjerë ndonjë ide. Të tre vihen në mendime për lojën që mund të organizojnë dhe Hakiu hedh një ide që t’u fshehin deri të shtunën vajzave kutitë e tualetit, po Miri mendon se atyre do u ikë mendja dhe vec do ulërasin nëpër shtëpi. Hakiu mendon që t’ia bëjnë këtë Bertinës, por Miri shprehet se ajo nuk i mban shakatë dhe i merr shumë seriozisht ato. miri hedh idenë që t’u fshehin banorëve atletet dhe kërkon një aprovim nga Erioni, por ai u thotë me ironi se nuk i duket kreativitet ky, por lojëra kopshti. “Po na thuaj ti ca kreativitete nga gjimnazi apo universiteti”- i thotë Miri dhe Erioni shprehet se duhet menduar mirë njëherë kjo gjë, por sipas Kikës, mendimi i Erionit do zgjasë deri fundjavën tjetër. Erioni thotë që t’i lagin me ujë dhe Mirit i pëlqen ideja dhe i kërkon atij që të shkojë ai i pari dhe më pas ai, sepse nëse e fillon vetë Miri, mund t’ia marrin për keq. Erioni e lë këtë ide duke thënë se brenda në shtëpi nuk bëhet sepse lagen krevatët. Miri i thotë Erionit se duhet të gjejë ndonjë lojë për banorët e tjerë, por Erioni shprehet se nuk mund të luajnë me cdo njeri sepse ka nga ata që e marrin keq. Miri ia kthen se le të mërziten sepse nuk kanë ardhur këtu që të rrinë vetëm seriozë dhe shton se cdo njeri veten e vetë tregon. Miri ngrihet dhe vjen rrotull nëpër shtëpi për të menduar ndonjë gjë. Ai shkon në tualet ku ndodhet Bertina dhe i hap derën. Bertina e mbyll dhe i kërkon që të mos e bëjë prapë, por Miri vazhdon me të tijën; ai e hap, ajo e mbyll derisa ajo nervozohet. Më pas ai mbush një shishe me ujë dhe shkon në dhomën e gjumit e lag Adën. Ajo e ndjek me vrap dhe shkon në kuzhinë ku mbush gotën me ujë për t’iu kundërpërgjigjur atij. Miri rri pas derës së kopshtit, duke penguar kështu Adën që ta lagë. Ajo i kërkon që ta hapë që ai ta lagë atë, por Miri i thotë se burri që është burrë nuk laget por ikën me vrap. Të dy qeshin. Erioni vjen dhe ndihmon Adën të hapë derën e kështu fillon lufta me ujë mes të treve. Miri shkon e fshihet te shtëpia e vjetër, ndërsa Ada me Erionin, aleatë të dy, kërkojnë të futen në shtëpi, por Kika u mban derën dhe nuk i lejon. Kështu fillon lufta edhe me Hakiun. Loja i përfshin edhe banorët e tjerë që ngrihen nga gjumi. Tre djemtë ia arrijnë qëllimit që t’i fusin të gjithë në lojë.