Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Kika: “Valoni dhe Ada nuk duhet të dilnin”

Monday, March 22, 2010 , Posted by BB3 at 12:40 AM


Seldi del jashtë dhe fillon të bisedojë me Erionin. Fillimisht ai i thotë Erionit se Edi është i mbyllur, por Erioni i thotë se ai me Edin ka biseduar dhe me të Edi është treguar i hapur. Seldi i thotë se ai i referohet faktit që Edi nuk thotë asgjë rreth bisedave që mund të ketë me persona të veçantë në shtëpi dhe nuk po bën lojë të hapur. Seldi thotë se Edi është i mbyllur në lojë dhe nuk është aktivë duke lënë të kuptohet se Ada nuk duhet të ishte eleminuar sepse ka qënë aktive dhe duhet të ishte Edi i eleminuarari. Erioni i thotë se kjo nuk varet nga mendimi që kanë banorët brenda, por nga mendimi që krijon publiku për sjelljen e tyre në shtëpi. Pas tyre vjen Kika. Seldi e pyet Hakiun nëse i erdhi keq për eleminimin e Adës dhe Kika i thotë se i kishte ardhur shumë keq dhe nuk e priste që të eleminohej Ada. Ai thotë se edhe për Valonin i kishte ardhur shumë keq që doli pasi sipas Kikës Valoni ishte njeriu më origjinal në shtëpinë e BB. Seldi thotë se Valoni sillej si fëmijë për moshën që kishte, pasi sipas tij ai e kishte këshilluar pa të keq dhe Valoni ishte treguar disa herë kontradiktor dhe i lëkundshëm. Kika i thotë se ai nuk ka pasur ballafaqime të tilla me Valonin, por për të Valoni ishte banori më i drejtë në shtëpi. Ata thonë se Valonit i ra keq java e nominimit, pasi u sëmur dhe nuk mundi që të jepte më shumë për publikun. Ata diskutojnë sërisht për Adën ku Seldi e mbron me forcë mendimin e tij se Ada nuk duhet të kishte dalë gjatë atij nominimi. Hakiu dhe Erioni i thonë Seldit se gjithçka varet nga publiku dhe jo nga mendimi që krijojnë ata për njëri-tjetrin brenda shtëpisë. Seldi thotë se pikërisht çfarë mund të ketë dhënë Edi për publikun, kur në shtëpi rri gjithë ditën dhe nuk flet. Erioni i thotë se ndoshta batutat, kërcimi, apo diçka tjetër nga Edi, mund të ketë dhënë emocion për publikun. Për nominimet flitet edhe në kuzhinë. Teksa hanë Bertina bisedon me Jetmirin për nominimet, thotë se ajo po u afrohet banorëve më shumë të nominuar siç është Jetmiri pasi vetëm gjatë spektaklit ishte e nominuar tre here.