Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi i mërzitur me shakatë e Seldit

Monday, March 22, 2010 , Posted by BB3 at 12:42 AM


Seldi bën shaka me Klodin, por ai nuk e merr mirë atë dhe Seldi shprehet se nuk do bëjë më shaka që këtej e tutje sepse ai nuk e kupton. Të dy fillojnë të debatojnë ku Seldi thotë se ato janë vec batuta për të qeshur, ndërsa Klodi mendon se shakatë duhen bërë në disa raste dhe në disa raste të tjera duhet mbajtur serioziteti. Domenika ndërhyn duke i tërhequr vërejtje për zënkat ndërmjet të dyve, por Seldi thotë se ata të dy kuptohen për shkatë se nuk ia kanë me të keq njeri-tjetrit. Klodi duket serioz në bisedën që bën, kurse Seldi përpiqet që ta kalojë. Ai vë re këtë reagim te Klodi dhe fillon ta sqarojë për shakatë e veta, por ai ia lë fjalën përgjysmë duke i thënë se i ka shpeshtuar shakatë e tepruara kohët e fundit. Seldi bëhet serioz dhe i thotë se që këtej e tutje do e ketë parasysh këtë gjë që të mos e mërzisë atë. Ai largohet, ndërsa Klodi e komenton këtë gjë me Oltën. Ai i tregon rastet kur i ka mbetur qejfi me sjelljet e Seldit si përshembull kur nuk e ndihmoi tek prova apo kur po pastronin shtëpinë dhe mendon se ndonjëherë Seldi e ekzagjeron me shakatë dhe se jo gjithmonë mund t’i kalojë, pasi ka raste kur ato rëndojnë. Klodi tregon se ia kishte bërë këtë vërejtje edhe njëherë tjetër dhe Seldit i kishte mbetur hatri dhe thotë se mund ta durojë disa herë kur e tepron, por jo nëse vazhdon kjo situatë. Ai shprehet se edhe nëse vetë e tepron me dikë, personi tjetër duhet t’ia thotë, madje t’i vërë kufij. Klodi përfundon bisedën duke thënë se i vjen keq se tani duhet të ketë kujdes edhe me Domenikën, por mendimin nuk e con më tej.