Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Shikueshmëria e BB

Monday, March 22, 2010 , Posted by BB3 at 3:40 AM


Banorët janë tepër të interesuar për të ditur informacione për publikun dhe shikueshmërinë e BB. Miri, Erioni dhe Edi e pyesin Mandin lidhur me këtë gjë dhe se sa i ka ndjekur ai më parë. Mandi u tregon djemve se i ka ndjekur pak, se i njeh nga pak banorët dhe se tani që po i njeh nga afër, i duken njësoj sic i ka parë jashtë. Ai tregon se ky BB është i ndjekur, madje edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ata flasin edhe për mënyrën se si i presin banorët e rinj në shtëpi dhe Mandi shprehet se u ndje shumë mirë pranë tyre dhe të gjithë e afruan lehtë saqë tashmë i duket sikur është që prej fillimit aty. Miri e pyet për arsyen që u fut në BB apo se si e priti familja dhe ai tregon se arsyeja kryesore ishin paratë, por gjithashtu edhe për të provuar këtë eksperiencë të vecantë. Në lidhje me bashkëshorten, Mandi tregon se ajo e kishte të vështirë ta pranonte këtë fakt, por në fund u bind. Bashkë me Mirin ata flasin për famën që të jep ky spektakël dhe marrin si shembull futjen në politikë të disa personazheve të kaluar. Miri thotë se nuk i mendon këto gjëra dhe tregon se kur hyri në BB, hyri me qëllimin që ta provojë e ta shijojë deri në fund. Ai rrëfen se nuk ka parë asnjëherë BB, shqiptarë apo të huaj dhe se këto lloj emisionesh i dukeshin joedukativë. Mandi përfundon duke thënë se këtu ka vetëm progres dhe se cdo gjë është në përfitim të tyre, sado që të zgjasë qëndrimi në shtëpi.