Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Klodi shpreh pakënaqësi

Thursday, March 18, 2010 , Posted by BB3 at 10:46 PM


Duke qënë se gongu për mbarimin e punës me provën e javës ka rënë, banorëve iu është dashur t’a linin punën përgjysmë. Ata kanë shprehur pakënaqësi dhe Klodi i ka thënë grupit të tij që nuk kanë bërë asgjë dhe janë shumë mbrapa. Bertina i është përgjigjur te mos dekurajohet dhe Klodi shprehet se nuk është është ky qëllimi i asaj që tha, por problemi është se ata kanë të shpërndarë dhe jo të fokusuar tek puna. Olta i thotë të mos mërzitet sepse do t’a vazhdojnë nesër këtë punë dhe ai përgjigjet që nuk do të kenë kohë për t’i bërë nesër të gjitha. Ata i mbledhin materialet që ishin duke punuar dhe shpërndahen nëpër shtëpi.
Jetmiri pyet Klodin se si u vajti puna me provën dhe Klodi përgjigjët që asnjë nuk ka punuar dhe janë shumë keq. Jetmiri shprehet se janë duke punuar për buxhetin e tyre dhe duhet të mundohen më tepër. Klodi thotë se tek grupi i tij, njëri hante në kuzhinë e tjetri rrinte kot.
Në dhomë, Ada e komplimenton Domenikën se pikturonte shumë bukur dhe ajo e falenderon e më pas Ada pyet Oltën se si po shkojnë me pregatitjet e provës dhe duke qënë se Olta duket pesimiste, ajo mundohet t’i japë disa ide.