Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Thashetheme për Hakiun

Thursday, March 18, 2010 , Posted by BB3 at 10:47 PM


Erioni dhe Jetmiri ndodhen në kuzhinë teksa Erioni është duke ngrënë dhe Miri po gatuan. Jetmiri shprehet se Kika i ka përmendur buxhetin të cilin e ka bërë Jetmiri këtë javë dhe thotë se nuk është faji i tij që i kanë mbaruar ushqimet aq shpejt pasi të gjithë po hanë shumë, sikur të jenë në hotel. Ai shton që buxhetin e kësaj jave le t’a bëjë Kika dhe do t’a shohin se si do të shkojë, po ashtu thotë se Kika po kërkon të ngacmohet me Jetmirin. Jetmiri shprehet se Kika po i duket nervoz këto ditë, dhe thotë “më mirë mos të ngacmohet, se do kthehem në origjinë pastaj”. Edi kalo aty pranë dhe merr pjesë në bisedën e tyre duke thënë që Kika i është drejtuar atij që po rri shumë pasiv dhe nuk merr pjesë në lojrat apo në debatet që bëjnë. Edi tregon se i është përgjigjur që të mos ngatërrohet me të pasi Edi shikon punën e tij.
Më pas Kika vjen në kuzhinë dhe afrohet tek Jetmiri. Ky i fundit i thotë Kikës se nuk i duket mirë ditët e fundit, madje shton “sikur të kanë ikur mendtë e kokës” dhe i drejtohet se ai i ka khtyer disa përgjigje të pakëndshme pak më parë. Kika përgjigjet se nuk e kujton se çfarë i ka thënë dhe Jetmiri thotë se ndoshta mund të jetë keqkuptuar ai.
Jetmiri kapërcen temë menjëherë dhe e pyet nëse ka ngrënë ndonjë gjë Valoni, pasi ai është sëmurë. E më tej i tregojnë njëri-tjetrit objektet që kanë pregatitur për provën e javës,teksa hanë darkën e gatuar nga Jetmiri.
Pasi kalon pak kohë Kika pyet Jetmirin nëse ia ka marrë ai cigaret dhe Jetmiri betohet që nuk di gjë dhe nuk ka nevojë që t’ia marrë atij pasi ka plot, por i thotë se ndoshta ndokush ka dashur t’i bëjë lojë duke ia fshehur. Më pas Kika pyet dhe Seldin në di gjë se ku ndodhen cigaret e tij dhe Seldi shprehet se i vjen keq që Kika mendon se mund t’ia ketë marrë ai, pasi thotë se dhe atij i kanë munguar shumë gjëra por nuk ka dyshuar ndonjëherë tek Kika. Më tej, pasi ka kërkuar dhe i ka gjetur cigaret, i ka kërkuar falje Seldit dhe ai përgjigjet që është prekur nga dyshimi i tij.
Në të njëjtën kohë Ada dhe Olto gjenden në kopësht dhe flasin për Kikën. Olta thotë që ai i është larguar totalisht dhe nuk di se çfarë të bëjë më. Ajo tregon se ai i ka thënë se Olta është shumë dipllomatike në përgjigje dhe më pas sikur po fluturonte dhe nuk është me këmbë në tokë.
Olta shprehet dhe për Erionin që është larguar dhe është në stres këtë javë ngaqë është Bertina në nominim. Ajo thotë se e pret sulmin nga ata. Ada përgjigjet që atë nuk e bezdin fare fakti që mund të flasin për të dhe Olta pohon të njëjtën gjë.
Më vonë pothuajse të gjithë banorët mblidhen në kuzhinë dhe duke biseduar Kika shprehet se ai e ka patur shumë për zemër Jetmiri, por ia ka prishur qejfin dhe Jetmiri përgjigjet që e njëjta gjë ka ndodhur dhe nga ana e tij pasi ka marrë vesh që Kika aktron dhe nuk është i vërtetë. Klodi i drejtohet Kikës se kanë një muaj që ndodhen aty dhe ai nuk është ulur njëherë të flasë me të.