Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Lidhja e Seldit dhe Domit

Friday, March 12, 2010 , Posted by BB3 at 1:04 PM


Seldi bisedon me Klodin për ndjenjat e tij dhe mardhënien me Domenikën. Klodi i thotë Seldit se ai nuk do që ta shohë atë të vuaj për dashurinë ndaj Domenikës. Seldi i thotë se ai është ok, nuk vuan, por thjesht mendon se ndoshta do të vijë një ditë kur Domi do të ketë të njëjta ndjenja për të, por deri atëherë ndoshta gjërat do të jenë ndryshe. Ai thotë se gjërat nuk duhen zvarritur, por Klodi i thotë që nuk duhet të mendojë se në jetë ka vetëm po. Klodi i thotë se Domenikës i pëlqen që të rrijë me Seldin dhe duket që e ka shumë xhan. Seldi i thotë se ajo mund të ketë shumë njerëz xhan brenda shtëpisë, por nuk është kjo ajo që kërkon prej saj. “Unë po mundohem që të qartësoj gjërat me veten time për këtë” thotë Seldi. Klodi i thotë se e rëndësishme është që ai të mos vuajë dhe e këshillon që të shijojë sa më shumë momentet e qëndrimit në shtëpinë e BB. Seldi i thotë se ai nuk vuan sepse arrin ta kontrollojë veten dhe shprehet “unë nuk vuaj kollaj, vetëm për një njeri vuaj unë, për mamanë time”. Seldi thotë se ai ka bërë shumë për Domin dhe gjithmonë ka ecur me ndjenja. Ata diskutojnë për lidhjen që Seldi pati me Domenikën. Klodi i thotë se ndoshta Domenika nuk e ndjen akoma që të krijojë një raport lidhje me Seldin. Seldi e kundërshton duke i thënë se nëse është kështu, atëherë përse Domi e lidhi një raport të tillë me të para disa javëve. Klodi i thotë se ajo nuk ishte lidhje, por thjesht mund të quhet si një fazë njohjeje. Seldi i thotë se nëse ajo ishte fazë njohje dhe nëse Domi i bën njohjet në këtë mënyrë, ajo vajzë nuk bën pjesë në shijet e tij. Seldi thotë se donte që të sqaronte atë çka ndjente me Domenikën sepse donte dhe t’i ndante gjërat me të dhe me veten. “Unë kur i ndaj gjërat i ndaj, por dua që gjërat mund të jenë edhe ndryshe” thotë Seldi. Klodi i thotë se nëse nuk ecin gjërat në dashuri nuk mund të bësh asgjë sepse gjërat nuk mund të bëhen me zor. Seldi thotë se ai këmbngul vetëm për faktin se mes tij dhe Domenikës ka ekzistuar një lidhje dhe nëse nuk do të ishte kështu, ndoshta ai nuk do t’i zgjaste kaq shumë bisedat për këtë temë.