Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Valoni, i eleminuari i parë i mbrëmjes

Saturday, March 20, 2010 , Posted by BB3 at 4:17 PM


Arbana u komunikon banorëve se ka ardhur momenti që njëri prej banorëve të nominuar të lërë shtëpinë, duke ndodhur kështu eleminimi i parë për këtë mbrëmje. Të nominuarit duken plot ankth dhe të emocionuar në pritje të vendimit të publikut. Arbana u komunikon me radhë banorëve të shpëtuarit e kësaj jave të cilët janë Domenika, Jetmiri, Klodi dhe Bertina, ndërsa banori që eleminohet i pari është Valoni. Ai duhet të lërë kështu shtëpinë dhe të heqë dorë nga cmimi i madh dhe nga kjo eksperiencë e vecantë. Valoni, i mërzitur, ngrihet dhe shkon të përshëndetet me të gjithë banorët. Më pas ai shkon në zonën e tunelit dhe del nga shtëpia e Big Brother ku niset për në studio.

Një tjetër surprizë për banorët është njohja me dy vajzat e reja, tashmë si dy konkurente mes tyre. Ato prezantohen me banorët e tjerë duke zhvilluar kështu bisedat e para pasi deri tani, ato nuk kanë folur duke vazhduar lojën.