Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Valoni në studio, Ada e eleminuara e dytë

Saturday, March 20, 2010 , Posted by BB3 at 4:19 PM


Valoni mbërrin në studoin e Big Brother i mirëpritur dhe plot duartrokitje. Sapo vjen, Arbana përqafohet me të si me cdo konkurent tjetër dhe e pyet se si ai një djalë kaq simpatik u eleminua. Valoni thotë se atë e di publiku, ndërsa kur shikon përqindjen, 42% e publikut ka votuar daljen e tij, ai thotë duke qeshur “S’e di c’paskan kështu”. Ai mendon se drejtësia ka qënë ajo që e ka penalizuar dhe shprehet se ndoshta duhet të luante e jo të ishte i drejtë. Për të shfaqet klipi me hyrjen në BB, momentet më të bukura dhe komentet pozitive dhe negative të banorëve ku këto të fundit ishin kryesisht për karakterin e lëkundëshëm dhe mospozicionimin e tij tek njëri nga grupet. Arbana i jep Valonit të drejtën që të flasë me Bledin, një person me të cilin ai ka patur konflikt i cili i thotë vërejtjet e veta lidhur me lëkundshmërinë. Edhe opinionisti shprehet se ai duhej të sqarohej për qëndrimin apo për vendosmërinë në vendimet apo fjalët që thoshte, por Valoni mendon se ato që kishte për t’i thënë i tha dhe se është spjeguar me banorët, por ata nuk duan ta kuptojnë. Ai thotë se ndoshta edhe dialekti i gjuhës shqipe që flet nuk i jepte favorin që të kuptohej me banorët, përvec Hakiut dhe Rezartës. Arbana e pyety nëse ai mund të jetë penalizuar nga publiku si rezultat i aleancës me Jetmirin, por Valoni nuk e mendon kështu dhe thotë se kjo gjë do kuptohet tani që është jashtë.

Ndërkohë, Arbana u komunikon tre banorëve për të cilët u hap televotimi se njëri prej tyre, tashmë duhet të lërë shtëpinë. Ajo komunikon vendimin e publikut i cili ka vendosur se Ada është e eleminuara e radhës, e dyta për këtë mbrëmje. Ada takohet me të gjithë banorët dhe e mërzitur lë shtëpinë, ndërsa Olta fillon të qajë që në momentin që takohet me të.